“Plagosja e kryetarit të bashkisë tregon...”/ Ben Andoni zbardh skenarët për ditën e nesërme

Shqipëria

“Plagosja e kryetarit të bashkisë tregon...”/ Ben Andoni zbardh skenarët për ditën e nesërme

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 14:59
Ben Andoni

Ben Andoni ka folur mbi ngjarjet e fundit në vend duke nisur nga plagosja e kryetarit të bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi te protesta e organizuar nga opozita ditën e nesërme.

Andoni tha se plagosja e Kokoneshit është e rëndë dhe tregon se nëse sulmohet një njeri që është në administratë, qytetarët janë akoma më të pasigurtë.

Ndërkohë në lidhje me protestën e nesërme ai tha se do të ketë masivitet por shtoi se Rama, Berisha dhe Meta po largojnë njerëzit nga vendi.

Ben Andoni: Kur goditet një njeri që ka lidhje me administratën e zgjedhur është i dënueshëm për faktin se nuk mund të goditet një njeri që është në detyre, pastaj rrethanat dhe mënyrat duhet t’ia lëmë drejtësisë. Më vjen keq që dy palët para se të flisnin për njëriun që është lënduar kanë folur me ngjyresat partiake, se kur siguria nuk është te njerëzit e administratës së lartë mendoni vetë se cfarë mund të ndodh me qytetarët e thjeshtë.

Menyrën se si flet politike tregon nivelin e dobët. Patë retorikën e zotit Rama në parlament si u ballafaquan deputetet e PD në parlament. Më vjen keq që këto raste shfrytëzohen për kapital politik.

Protesta lidhet me vështirësitë e mëdha dhe mungesën e shpresës. Neve marrim role që nuk na takojnë aq më shumë politika që duhet të jap mesazhe. Jo thjesht niveli i ulët i politkës i bën njerëzit për tu larguar por edhe situata e pasigurtë, që të qëllosh një kryebashkiak. Kur goditet një nënpunës në një rang të tillë imagjino se cfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë.

Aleazhi i PD që më shumë që përfaqsohet nga grupi i Rithemelimit dhe Meta është jo nomral, për mënyrën sesi PL ka fituar në kurriz të PS dhe PD. Peshën më të madhe në këtë aspekt e kanë njerëzit e PD.

Edhe retorika që po zgjedhin. PL ka shumë probleme mes vete, Meta e ka parti familjare. Nesër do të ketë masivitet, se njerëzit kanë nevojë të protestojnë. Rëndësi nesër ka masiviteti dhe jo përplasjet e brendshme.

PD është e kushtëzuar nga Partia e zotit Meta. Nesër do ketë protestë dhe jam më shumë për kërkesa bazike të reduktuara, objektiv.

Ajo që më shqetëson se si në protestën e korrikut, nuk dua që në fund të mos përmbyllet me ngritjen me kultin e Metës dhe Berishës. Njerëzit nuk janë më budallenj ne vendin tonë. Ata po i bëjnë njerëzit të ikin nga ky vend. Mosbindja civile është stad tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat