Përdhunuan në grup disa herë një grua nga Haiti, si ranë në pranga 3 shqiptarët në Itali, njëri prej tyre akuzohet dhe për…

Shqipëria

Përdhunuan në grup disa herë një grua nga Haiti, si ranë në pranga 3 shqiptarët në Itali, njëri prej tyre akuzohet dhe për…

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nën akuzën e përdhunimit të kryer në grup në 3 maj në një motel në Cornaredo të Italisë.

Karabinierët e Stacionit Cornaredo të mbështetur nga personeli i Seksionit Operativ të Njësisë Operative dhe Radiomobile të Compagnia di Corsico u arrestuan, pas një ekzekutimi të një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Milano, me kërkesë të Prokurorisë Publike vendase, kanë marrë masat paraprake ndaj tre shqiptarëve.
Ata akuzohen për krime dhunë seksuale në grup, ndërsa dyshohet se kanë kryer të tilla vepra disa herë.
Ndaj njërit prej shqiptarëve të arrestuar, rëndon dhe akuza për një vrasjen të ndodhur në Cornaredo më 23 tetor të 2022-ës.

Arrestimet rrjedhin nga aktiviteti hetimor, i nisur nga stacioni policor i Cornaredos në maj 2022, i cili bëri të mundur rindërtimin e detajuar të ngjarjes që ndodhi më 3 maj të këtij viti, kur një shtetase nga Haiti, u detyrua t’i nënshtrohej dhunës seksuale pasi ishte e kërcënuar nga të tre autorët.

Nga hetimet e kryera u konstatua se viktima, i është afruar një prej tre shqiptarëve me të cilin ka rënë dakord për një shërbim seksual me pagesë në një hotel luksoz, por ndërkohë ndodhi e kundërta. Ajo ka deklaruar se është dënuar dhe përdhunuar vazhdimisht nga tre shtetasit shqiptarë në mënyrë të vazhdueshme, pa dëshirën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat