Alimehmeti “rikthen” Olldashin mes demokratëve: Do të risjell një koncept të tijin në Bashkinë e Tiranës

Shqipëria

Alimehmeti “rikthen” Olldashin mes demokratëve: Do të risjell një koncept të tijin në Bashkinë e Tiranës

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 17:56
Ilir Alimehmeti

Kandidati i “primareve” për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, është shprehur se do të sjellë një concept të të ndjerit Sokol Olldashi në Bashkinë e Tiranës nëse fiton.

Alimehmeti shtoi se dita më e rëndësishme që pritet të nisë ndryshimi, është 14 maji, pra dita e zgjedhjeve lokale dhe jo 4 dhjetori.

Ai ndër të tjera foli edhe për historikun e familjes së tij dhe të vetin në Partinë Demokratike, duke renditur edhe disa prioritete që do të ketë, nëse fiton zgjedhjet në kryeqytet.

“Angazhimi im i parë në PD ka qenë në 2001-shin. Kjo për çështje moshe. Tani unë rikthehem në një moment të vështirë për PD-në. Kjo pasi i gjithë pushteti është në krahun tjetër. Unë jam njeri i punës jo i fjalës. Është figura më përbashkuese që na sjell më shumë vota. Duhet të kthejmë edhe vota të majta. Është e mundur nëse e bëjmë punën si duhet. Dje ju në ditën e primareve votoni me datën e 14 majit në kokë, ditën e primareve. Vetëm pas saj nisin diskutimet për platformat. Mund t’ju jap tre linjat e shpejta; ndërprerja e pacenueshmërisë, urbanistika dhe taksat. Unë do ju risjell një koncept që e keni dëgjuar dhe më parë në 2007 nga i ndjeri Olldashi, mekanizimi i ekuilibrit mes përgjegjësive dhe karrierës, që bazohet mbi modelin e inventari të një kontributi dhe kontrivuteve të secilit anëtar dhe secilit qytetar. Të shkojë haka te i zoti. Drejt kësaj mund të shkojmë vetëm bashkë. Ekspertët do të kenë një rol të rëndësishëm, por në rast se vendimet e ekpertit nuk shkojnë linjë me qytetarin, atëherë eksperti duhet rrëzuar”, u shpreh Alimehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat