Vdes 89 vjeçari, ishte sulmuar nga hajnat në shtëpinë e tij

Shqipëria

Vdes 89 vjeçari, ishte sulmuar nga hajnat në shtëpinë e tij

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Një 89 vjeçar nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga grabitësit të cilët po kërkonin para në shtëpinë e tij dhe pasi nuk i gjetën ato masakruan atë dhe bashkëshorten e tij të sëmurë.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur fqinjët e çiftit në fshatin Klos në Mallakastër të Shqipërisë.

Një ditë më parë, dy të rinj hynë për të vjedhur paratë e të moshuarit Çaush Shehaj, por pasi nuk gjetën shumën e të ardhurave që kërkonin kanë rrahur 89-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij të sëmurë.

Çaushi humbi jetën sot, ndërsa gruaja e tij ka plagë të rënda në trup.

Fqinjët tregojnë detaje të rënda  nga ngjarja, teksa në shtëpinë e çiftit ka shenja gjaku dhe prova të forcës që autorët kanë përdorur, që te thyerja e derës e deri te lëvizja e mobiljeve, raporton Top Chanel, transmeton KlanKosova.tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat