Moti i keq/ Pezullohet lundrimi detar në Vlorë, dallgët arrijnë deri në 4 metra

Shqipëria

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi detar në Vlorë, dallgët arrijnë deri në 4 metra

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Prej ditës së djeshme moti i përkeqësuar në qytetin e Vlorës ka sjell pezullim të lundrimit detar.

Era me fuqi deri në 20m/ s ka bërë që dhe fuqia e deti brenda gjirit të Vlorës të shkojë deri në 6 ballë.

Kapiteneria e portit të Vlorës ka njofruar të gjitha mjetet lundruese kryesisht peshkarexhat që te mos dalin në lundrim deri në datë 22 , ku dhe pritet përmirësimi i situatës meterologjike.

Por dita e sotme përgjatë gjithe vijës bregdetare të Vlorës ka bërë qe deti te ketë dallgë të larta që shkonin deri në 4 m duke krijuar spektakël nga përplasja në breg , por dhe problematika, pasi dëmtonin zonën e pishave në Pyllin e Sodës .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat