Shqipëri, sekuestrohen 17 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 56 vjeçari

Shqipëria

Shqipëri, sekuestrohen 17 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 56 vjeçari

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Policia ka sekuestruar 17 mijë euro të padeklaruara në Kapshticë, ndërsa është proceduar penalisht një 56 vjeçar.

Policia e Shtetit sot ka informuar se paratë e padeklaruara i janë gjetur 56 vjeçarit me inicialet S.A, banues në Adapazar, Turqi.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një automjet kamion tip "Benz", me drejtues shtetasin turk S. A., 56 vjeç, banues në Adapazar, Turqi. Gjatë kontrollit të ushtruar, 56-vjeçarit iu gjetën në çantën e dorës dhe në xhup, 17.000 euro të padeklaruara. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”, ka informuar Policia.

Veprimet e mëtejshme procedurale, sipas Policisë, janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, të cilët kanë referuar materialet në Prokurori për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë".

Ndërkohë, materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat