Fundjava me reshje shiu e bore, ja si parashikohet moti për dy ditët në vijim

Shqipëria

Fundjava me reshje shiu e bore, ja si parashikohet moti për dy ditët në vijim

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Sinoptikanët parashikojnë që këtë fundjavë të ketë mot të ndikuar nga masa ajrore të paqendrueshme. Moti do të mbizotërojë me vranësira shtresore të dendura që prej orëve të paradites së të shtunës, gjë e cila do të vijojë edhe të dielën.

Reshjet lokale të shiut do të nisin të shtunën në mbrëmje dhe do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel.

Reshjet e shiut do të jenë të herë pas hershme me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar në veri. Në relievet malore do te kete reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 deri 4 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat