Burra që rrahin gratë, 3 të arrestuar në Dibër për dhunë në familje

Shqipëria

Burra që rrahin gratë, 3 të arrestuar në Dibër për dhunë në familje

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Policia e Dibrës ka arrestuar 3 persona, të cilët akuzohen për dhunë në familje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në flagrancë u arrestua shtetasi me inicialet E.P., 48 vjeç, banues në Dibër.

Po ashtu në pranga ranë dhe shtetasit me inicialet P. E., 57 vjeç; dhe M.R.,43 vjeç, banues në Bulqizë. 

“Ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.P., 48 vjeç, banues në Dibër. Ky shtetas, në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij duke i shkaktuar dëmtime trupore. 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisaritin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit P. E., 57 vjeç; dhe M.R.,43 vjeç, banues në Bulqizë. Dy shtetasit e lartëpërmendur kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat