Meta thirrje qytetarëve: Ka ardhur koha t’i jepet fund shfrytëzimit të Durrësit për të pasuruar Edi Ramën dhe bandën e “Rilindjes”

Shqipëria

Meta thirrje qytetarëve: Ka ardhur koha t’i jepet fund shfrytëzimit të Durrësit për të pasuruar Edi Ramën dhe bandën e “Rilindjes”

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 11:30
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shpërndarë në rrjete sociale mesazhin e përcjellë prej tij gjatë takimit me strukturat e PL-së në Durrës ditën e djeshme.

Meta thekson se ka ardhur koha që t’i jepet fund shfrytëzimit të Durrësit për të pasuruar kryeministrin Rama dhe bandën e tij të Rilindjes.

Ai shto se qytetarët e Durrësit meritojnë ndryshimin dhe se ndryshimi është i pashmangshëm.

“Ka ardhur koha t’i jepet fund shfrytëzimit të Durrësit për të pasuruar Edi Ramën dhe bandën e tij të “Rilindjes”. Qytetarët e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë meritojnë ndryshim dhe ndryshimi është i pashmangshëm!”, shkruan Meta në mbishkrimin e videos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat