Atentati i dështuar ndaj Dashamir Gjokës në 2017, kush është i ekstraduari nga Spanja i kërkuari prej 5 vitesh

Shqipëria

Atentati i dështuar ndaj Dashamir Gjokës në 2017, kush është i ekstraduari nga Spanja i kërkuari prej 5 vitesh

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Enkel Kërtalli është ekstraduar sot nga Spanja. Ky person u kap në mars të këtij viti në Spanjë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë për vrasje të mbetur në tentativë.

Enkel Kertalli 37 vjeç u arrestuan në qytetin e Valenicas. Ai akuzohet se në vitin 2017 ka tentuar të vrasë në një atentat Dashamir Gjokën. Ndaj makinës së Gjokës u qëllua me breshëri plumbash në vendin e quajtur “Komuna Xhafzotaj”, por automjeti i ishte i blinduar duke bërë që asnjë plumb të mos depërtonte brenda.

Ai kishte 5 vite në arrati ndërsa i përfshirë në ngjarje rezultonte edhe vëllai i tij Morel Kertalli 41 vjeç.

Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat