“Kemi shumë universitete”/ Rama flet për “reformë të thellë” në sistemin universitar

Shqipëria

“Kemi shumë universitete”/ Rama flet për “reformë të thellë” në sistemin universitar

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 23:33
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama hodhi idenë e një reforme në sistemin universitar.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 65-vjetorit të krijimit të Universitetit të Tiranës, kryeminstri theksoi numrin në ulje të studentëve në universitetet në rrethe, ndërsa tha se “duhet të mendojmë seriozisht për një reformë të thellë dhe për një sinergji të re me qendër graviteti Universitetin e Tiranës”:

“Vazhdoj të mendoj dhe të besoj që ne kemi shumë universitete dhe për të pasur kaq shumë studentë ose dhe më shumë studentë, për të pasur kaq shumë cilësi, por mundësisht më shumë cilësi, ne na duhet të mendojmë seriozisht për një reformë të thellë dhe për një sinergji të re me qendër graviteti Universitetin e Tiranës, në mënyrë që të mos jetojmë me indiferencë ose me qetësinë e inercisë, agoninë e universiteteve nëpër territoret e tjera të vendit që një pjesë të tyre janë në një proces tkurrjeje.

Kanë gjithmonë e më pak studentë ndërkohë që Universiteti i Tiranës nuk ka absolutisht asnjë problem të numrit të studentëve. Nga ana tjetër duke synuar me të drejtë që ne të fillojmë të mendojmë seriozisht për rankimin në arenën ndërkombëtare. Duhet të shikojmë në mënyrë praktike që për tu rankuar duhen plotësuar dhe disa kushte shumë të thjeshta teknike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat