Spiunët e Gramshit, Rusia kërkon ekstradimin Svetlana Timofoevas

Shqipëria

Spiunët e Gramshit, Rusia kërkon ekstradimin Svetlana Timofoevas

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 14:25
Svetlana Timofoeva

Autoritetet ruse kërkojnë ekstradimin e Svetlana Timofoeva, e arrestuar në vendin tonë pas sulmit të ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh.

Nga shteti rus ka mbërritur një kërkesë fillimisht në Ministrinë e Drejtësisë e më pas në Prokurorinë e Elbasanit, ku kërkohet qe kjo shtetase te ekstradohet në Rusi pavarësisht se në vendin tonë ka një hetim ndaj saj.

Kjo kërkese pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Elbasanit për të vendosur ekstradimin ose jo të saj.

Rusja Svetlana Timofoeva mbahet në burg qe nga data 20 gusht e këtij viti.

Dy rusët, Svetlatana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrahinasi Fiodor Mihailoviç u arrestuan ne date 20 gusht kur ndodhi edhe incidenti në uzinë.

Tre personat po fotografonin ambientet e uzinës ndërsa përpiqeshin të hynin brenda saj, u pikasën nga ushtarët shqiptarë që u kërkuan që të ndalonin.

Mikhail Zorin sulmoi ushtarin duke e spërkatur me një spraj të dyshuar kimik.  3 personat u arrestua dhe ndërkohë u sekuestrua makina me të cilën lëviznin.

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.

Për këtë ngjarje ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se rasti po hetohet me seriozitet dhe se nuk përjashtohet të jetë bërë për të tërhequr vëmendjen nga një ngjarje tjetër.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh se hetimet vijojnë. Nga opozita nuk mungojnë akuzat dhe theksohet se është cenuar siguria kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat