Humb drejtimin e mjeti dhe bie në përrua, vdes shoferi në Gramsh, plagoset nipi dhe mbesa

Shqipëria

Humb drejtimin e mjeti dhe bie në përrua, vdes shoferi në Gramsh, plagoset nipi dhe mbesa

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e 25 dhjetorit në fshatin Mashan të Gramshit.

Një makinë ka rënë në përrua. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Hekuran Perfundi, drejtuesi i makinës.

Ai udhëtonte së bashku me nipin dhe mbesën, 7 dhe 11 vjeç, të cilët kanë mbetur të plagosur, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se viktima, i cili paraprakisht thuhet se është i moshuar ka përuar infarkt ose trompozë dhe ka humbur jetën pa rënë ende poshtë makina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat