Dalin detaje nga sherri, si përfunduan në spital kushërinjtë, gjithçka nisi në dasmë

Shqipëria

Dalin detaje nga sherri, si përfunduan në spital kushërinjtë, gjithçka nisi në dasmë

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Sherri mes kushërinjve që ka ndodhur këtë mbrëmje ka nisur në një dasmë. Mësohet se kushërinjtë fillimisht janë përplasur verbalisht me njëri-tjetrin, por sherri ka agravuar në përplasje fizike.

Ka qenë personi me inicialet F.L., ai që ka marrë thikat nga tavolinat dhe ka nisur të qëllojë të afërmit e tij.

Vetë autori, personi me inicialet H. T. si dhe kushërinjtë me inicialet M. L., B. C., e një 15-vjeçar kanë mbetur të plagosur. 

Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat