Në kërkim të Ervis Martinajt/ Policia kontrolle në Kurbin, Shijak dhe Vlorë! Operacioni “Plumbi i artë”

Shqipëria

Në kërkim të Ervis Martinajt/ Policia kontrolle në Kurbin, Shijak dhe Vlorë! Operacioni “Plumbi i artë”

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Në sekret të plotë, në një ditë pushimi zyrtar, në orët e pata të mëngjesit të kësaj të hëne, Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë mbështetur nga policia vendore mësynë në Fushëkuqe të Kurbinit duke ushtruar kontrolle të imtësishme në banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj dhe të familjarëve të tij.

Fushëkuqja ishte e blinduar në çdo rrugicë të saj dhe qëndroi nën presionin e policisë për rreth 4 orë.

Top Channel mëson se këto kontrolle u kryen me vendim gjykate në funksion të dosjes hetimore që SPAK ka hapur ndaj Ervis Martinajt pas operacionit “Plumbi i Artë” si edhe për të shuar pikëpyetjen për fatin e të shumëkërkuarit I cili u denoncuar i zhdukur që më 9 gusht nga familjarët.

Drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku që në nisje të detyrës ka zhvilluar disa takime me SPAK duke kërkuar që çështja e Ervis Martinajt të mos hetohej nga prokuroria e Kurbinit por t’i kalonte SPAK.

Një hallkë e rëndësishme për ti dhënë përgjigje fatit të ish manjatit të lojërave të fatit është edhe polici Jeton Lami që ka qenë shoqëruesi I tij në ditët e fundit.

Ndaj tij janë zgjatur hetimet dhe prokuroria e Kurbinit vijon të verifikojë gjithçka për aktivitetin e paligjshëm të ish policit.

Prej majit të këtij viti Ervis Martinaj u shpall në kërkim nga Spak pasi i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani dëshmoi se ishte paguar nga ai për të vrarë Indrit Doklen, porosi që nuk u krye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat