​24 lloje të reja faune dhe flore në gjithë Shqipërinë

Shqipëria

​24 lloje të reja faune dhe flore në gjithë Shqipërinë

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 13:00
Disa nga gjetjet e reja mbi florën janë: Centaurea Shumkana, Eranthis hyemalis, Buxbaumia viridis, Limonium csamilium.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro informoi sot për gjetjet e reja mbi florën dhe faunën. “Një lajm i mirë na vjen nga kolegët e 12 drejtorive rajonale të Zonave të Mbrojtura Natyrore në këtë prag fundviti”, është shprehur Kumbaro e cila më pas renditi bimët dhe kafshët e gjetura nga specialistët e ADZM-ve në të gjithë territorin shqiptar.

Disa nga gjetjet e reja mbi florën janë: Centaurea Shumkana, Eranthis hyemalis, Buxbaumia viridis, Limonium csamilium.

Dokumentime të reja mbi faunën kanë të bëjnë me specie si: Foka e Mesdheut, Rrëqebulli i Ballkanit, Odontaspis ferox, Gjeli i egër, Breshka detare, Dhia e egër, Kaprolli, Dreri, Çakalli, Lundërza, Kërmilli (Allaegopis amphikypellon), Ariu, Ujku, Baldosa, Thëllëza, Derri i egër.

Moratoriumi i gjuetisë, gjithashtu edhe kujdesi i vazhdueshëm i stafeve të zonave të mbrojtura po dëshmojnë rigjenerimin e faunës së egër në vendin tonë.

Falë moratoriumit tashmë ka jo vetëm shtim të numrit të specieve duke rikthyer normalitetin në habitatet natyrore, por edhe atraksione krejt unike siç janë zonat e mbrojtura me një rritje të ndjeshme të vizitorëve. Zgjatja e moratoriumit deri në vitin 2025 ka si qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat