161 persona vdiqën nga aksidentet në Shqipëri gjatë vitit 2022

Shqipëria

161 persona vdiqën nga aksidentet në Shqipëri gjatë vitit 2022

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Që prej muajit janar, në të gjithë Shqipërinë kanë ndodhur 1,190 aksidente që shkaktuan 161 viktima.

Referuar të dhënave të Policisë Rrugore, mësohet se janë kanë ndodhur 186 aksidente më pak.

Humbën jetën 36 persona më pak, krahasuar me vitin e shkuar.

Në qershor, aksidenti i rëndë i ndodhur në vendin e quajtur Ura e Goricës, në rrugën hyrëse të Beratit, i mori jetën drejtueses dhe djalit të saj, 6-vjeç.

E reja humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, dhe makina përfundoi në lumin e Osumit.

Ndërsa në fund të nëntorit, në fshatin Bogë të Shkodrës, P. R. dhe djali i tij, 18-vjeç humbën jetën.

Që prej janarit të 2022-ës, në të gjithë Shqipërinë mbetën të lënduar 1,463 qytetarë. Nga të cilët, 209 në gjendje të rëndë dhe 1,254 të tjerë morën plagë të lehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat