Viti i Ri troket në Shqipëri, spektakël me fishekzjarrë në sheshe

Shqipëria

Viti i Ri troket në Shqipëri, spektakël me fishekzjarrë në sheshe

Më: 1 janar 2023 Në ora: 08:01
Shqipëri

Viti 2023 troket edhe në Shqipëri! Shqiptarët kremtojnë ndërrimin e viteve, ndërsa akrepat e orës i dhanë fund ditëve të 2022-it. E gjithë bota feston në mënyra të ndryshme.

Në Tiranë të shumtë ishin qytetarët të cilët sfiduan temperaturat e ulëta, dhe pritën ndërrimin e viteve në sheshin Skënderbej. 2023 mbërriti në spektaklin e fishekzjarrëve të përgatitur nga Bashkia e Tiranës. Edhe pse u tha se këtë vit nuk do të kishte më fishekzjarrë të hedhur privatisht, qielli u ndriçua në të gjithë kryeqytetin nga ngjyrat e tyre.

Një koncert i parapriu ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej, ku në skenë u ngjitën këngëtarët më të njohur shqiptarë.

Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që mbledh bashkë në një tryezë familjarë, miq e shokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat