Policia nxjerr bilancin, ja sa persona të lënduar ka pasur

Shqipëria

Policia nxjerr bilancin, ja sa persona të lënduar ka pasur

Më: 1 janar 2023 Në ora: 08:28
Tonin Vocaj

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka bërë me dije se 12 persona janë lënduar nga fishekzjarrët dhe 4 prej tyre ndohdhenë spital.

Gjithashtu ai ka treguar se policia ka marrë masat për të mos lejuar që të krijohet trafik.

“Situata e rendit dhe sigurisë publike në Tiranë, është në parametra normal, 12 persona të dëmtuar nga fishekzjarrët, 4 persona janë në spital.

Shërbimet e policisë do të jenë në shesh, policia rrugore ka marrë masa për të mos lejuar që të krijohet trafik i rënduar”, tha Vocaj në një njoftim për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat