Anticikloni Afrikan…/ Ja si parashikohet ky fillimvit në Shqipëri dhe çfarë pritet në fundjavë

Shqipëria

Anticikloni Afrikan…/ Ja si parashikohet ky fillimvit në Shqipëri dhe çfarë pritet në fundjavë

Më: 1 janar 2023 Në ora: 23:56
Temperaturat

Moti në Shqipëri, për javën e parë të janarit pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Në parashikimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëhet me dije se nga fundi i javës, Anticikloni Afrikan fillon tërheqjen nga vendi ynë ndërsa dëpertojnë masa ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme. Në këtë mënyrë nga dita e Hënë deri ditën e Mërkurë moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.

Për javën e parë të Janarit vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Megjithatë, duke filluar nga fundi i javës Anticikloni Afrikan fillon tërheqjen nga vendi ynë ndërsa dëpertojnë masa ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme.

Në këtë mënyrë nga dita e Hënë deri ditën e Mërkurë moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.

Për ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme por të dobta dhe lokale. Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa moti paashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat