Ekzekutimi i biznesmenit me 9 plumba në Tiranë/ Autori, djali i një polici, pas atentatit të Edmond Papës 30-vjeçari u largua nga Shqipëria

Shqipëria

Ekzekutimi i biznesmenit me 9 plumba në Tiranë/ Autori, djali i një polici, pas atentatit të Edmond Papës 30-vjeçari u largua nga Shqipëria

Më: 3 janar 2023 Në ora: 12:44
Albano Velo

Albano Velo 30-vjeçari i arrestuar si autor i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, të ndodhur më 16 dhjetor të vitit 2022 në rrugën “Fadil Bodinaku” në një lokal në Tiranë është i biri i një polici.

Albano Velo është larguar nga Shqipëria më datë 20 dhjetor disa ditë pas atentatit ndaj Edmond Papës.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se përplasja e tre grupeve për trafikun e drogës ka sjellë sagën e vrasjeve të 6 muajve të fundit, konkretisht të Aleksandër Sadikajt, Edmond Papës dhe të dy shqiptarëve të vrarë më parë në një lokal në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat