Zjarr në një shkollë fillore në Ballsh

Shqipëria

Zjarr në një shkollë fillore në Ballsh

Më: 3 janar 2023 Në ora: 14:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Një klasë në një shkollë 9-vjeçare në Ballsh është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të martë.

Burime për Abc News bëjnë me dije se zjarri është neutralizuar nga zjarrfikësja në kohë, duke shmangur kështu përhapjen e flakëve në ambientet e tjera të shkollës.

Për fat të mirë në shkollë nuk ka pasur nxënës, pasi shkollat janë mbyllur për festat e fundvitit që prej 27 dhjetorit.

Si pasojë e zjarrit janë djegur dy banga, ndërkohë dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Zjarri është parë nga banorët, ndërsa  dhe nuk dihet nese ka pasur roje apo jo në momentin e shpërthimit të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat