Lëshohen në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2

Shqipëria

Lëshohen në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2

Më: 3 janar 2023 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Në Cape Carnaval të Florida janë lëshuar në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama.

Ai ka ndarë edhe videon e momentit kur satelitët lëshohen në hapësirë.

“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, njofton kryeministri në një postim në Facebok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat