Denoncohet për ngacmim seksual, arrestohet 41-vjeçari në Sarandë

Shqipëria

Denoncohet për ngacmim seksual, arrestohet 41-vjeçari në Sarandë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 11:01
Sarandë

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës për ngacmim seksual.

41-vjeçari ka rënë në prangat e policisë pas denoncimit të bërë nga një grua 52-vjeçe, e cila ka raportuar ngacmimet e vazhdueshme që vinin në adresë të saj.

Materialet në ngarkim të 41-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 52 vjeçe, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, bën me dije policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat