Aksident në rrugën e Arbrit, dyshohet për viktima

Shqipëria

Aksident në rrugën e Arbrit, dyshohet për viktima

Më: 4 janar 2023 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Arbrit në afërsi të Gjoricës.

Burime për Abcnews bëjnë me dije se nga aksidenti dyshohet të ketë dhe viktima.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca dhe një zjarrfikëse.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa paraprakisht raportohet për dy të vdekur dhe dyshohet për të plagosur.

Informacionet janë paraprake, ndërsa pritet njoftimi i policisë për saktësimin e tyre.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat