Operacion policor në Tiranë, efektivët mësyjnë në një lokal dhe arrestojnë në flagrancë një djalë të ri

Shqipëria

Operacion policor në Tiranë, efektivët mësyjnë në një lokal dhe arrestojnë në flagrancë një djalë të ri

Më: 5 janar 2023 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë në një lokal në Tiranë një djalë të ri, gjatë një operacioni kundër veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.

Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: J. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në një lokal në rrugën “Tre vëllezërit Kondi”, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular”, bën me dije policia në një njoftim zyrtar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat