“Iku e nuk u kthye më”/ Pas denoncimit të nënës në polici, gjendet 32-vjeçari në Fier

Shqipëria

“Iku e nuk u kthye më”/ Pas denoncimit të nënës në polici, gjendet 32-vjeçari në Fier

Më: 6 janar 2023 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Gjendet 32-vjeçari Ferit Sakaj i cili ishte larguar nga banesa e tij 5 ditë më parë. Ishte nëna e tij që bëri denoncimin në polici për zhdukjen e djalit të saj.

Uniformat blu njoftojnë se i riu është gjetur në lagjen “Sheq i Madh” në qytetin e Fierit.

“Fier / Në vijim të kallëzimit të shtetases Z. S., për largimin nga banesa të djalit të saj 32-vjeçar, ju bëjmë me dije se ky shtetas u gjet nga Policia, në gjëndje të mirë shëndetësore, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier”, njofton policia.

Në polici, e ëma e 32-vjeçarit tha se djali i saj ishte nisur të shkonte tek motra në Fier, por nuk është kthyer më.

Kunati dhe motra e të riut që prej vitesh jetojnë emigrantë në Greqi, pohojnë se një ditë më parë familjarët e tij kishin shkuar në policinë e Roskovecit ku edhe bënë denoncimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat