Ironizon Sali Berisha: Edi Rama laurohet me çmimin Çubrilloviç

Shqipëria

Ironizon Sali Berisha: Edi Rama laurohet me çmimin Çubrilloviç

Më: 7 janar 2023 Në ora: 17:41
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka ironizuar me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se Akademia e Shkencave të Serbisë do ta nderojë atë me një çmim.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo akademi është duke e përgatitur vendimin për akordimin e çmimit të Vaso Çubrilloviçit për meritat e jashtëzakonshme të dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria.

“Akademia e Shkencave e Serbisë thuhet se po përgatit vendimin për akordimin e Çmimit të Zi të Vaso Çubrilloviçit për meritat e jashtëzakonshme të dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria Edi Ramës. Në vitet 2014-2018 Rama me politikat e tij të kalkuluara për përzënie të qytetarëve, deboi nga Shqipëria për në vende të tjera 31% të qytetarëve të saj. Pra ai meriton çmimin sepse dëboi në 7 vite nga vendi i tij më shumë se sa kanë dëbuar ndonjëherë nga ndonjë vend çdo luftë botërore, lokale apo civile”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, akademia serbe ia njeh merita të veçanta Ramës në shkatërrimin e të ardhmes së shqiptarëve në Shqipëri.

Postimi i plotë

Edi Rama laurohet me çmimin Çubrilloviç.

Akademia e Shkencave e Serbisë thuhet se po përgatit vendimin për akordimin e Çmimit të Zi të Vaso Çubrilloviçit për meritat e jashtëzakonshme të dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria Edi Ramës. Në vitet 2014-2018 Rama me politikat e tij të kalkuluara për përzënie të qytetarëve, dëboi nga Shqipëria për në vende të tjera 31% të qytetarëve të saj. Pra ai meriton çmimin sepse dëboi në 7 vite nga vendi i tij më shumë se sa kanë dëbuar ndonjëherë nga ndonjë vend çdo luftë botërore, lokale apo civile. Akademia i njeh meritë të veçantë Ramës në shkatërrimin e të ardhmes së shqiptarve në Shqipëri. Në doktrinën e tij të spastrimit etnik të trojeve shqiptare, akademiku kriminel Çubrilloviç parashikonte shkatërrimin e nënës shqiptare sepse ajo lind dhe rrit shumë femijë. Akademia konstaton se në 7 vite kryesisht për shkak të politikave të Edi Ramës vetëm për në hapsirën e BE u larguan 744 mijë shqiptarë nga të cilët 520 mijë janë të rinj dhe femijë. Një komb pa femijë dhe të rinj të ardhme nuk ka.

Akademia thuhet se do kërkojë që nderimi i Ramës të bëhet në Beograd dhe jo në selinë e saj, por në selinë e Parlamentit të Serbisë në seancën plenare të këtij parlamenti në prani të autoriteteve më të larta shtetërore, fetare dhe akademike mbasi spastrimi etnik i shqiptarëve nga Rama tejkalon të gjitha spastrimet etnike të Gjeorgjeviçit, Paniçit, Titos, Rankoviçit, Millosheviçit dhe padronit të tij Vuçiç. #sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat