“Pazari” u bë në mes të detit, zbardhen detaje nga sekuestrimi i 51 mijë litrave naftë në Durrës

Shqipëria

“Pazari” u bë në mes të detit, zbardhen detaje nga sekuestrimi i 51 mijë litrave naftë në Durrës

Më: 13 janar 2023 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Kanë dalë detaje të reja pas sekuestrimit të anijes “Geni” me 51 mijë litrave naftë kontrabandë në Portin e Durrësit.

Në lidhje me këtë ngjarje, burime për News 24 se ka nisur procedimi për kapitenin e anijes dhe personat që ndodheshin në ekuipazh.

Gjithashtu bëhet me dije se sasia e naftës është marrë nga një tjerër mjet në det të hapur, me çmim më të ulët.

Kujtojmë se kjo është hera e katërt në gjashtë muajt e fundit që kapet anije me naftë kontrabandë, dhe këto anije furnizohen kryesisht nga Libia dhe më pas e shesin naftën në tregun vendas me çmim më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat