Çantat e Louis Vuitton me flamurin shqiptar? Petrit Vasili: Firma e njohur përgënjeshtron Ramën!

Shqipëria

Çantat e Louis Vuitton me flamurin shqiptar? Petrit Vasili: Firma e njohur përgënjeshtron Ramën!

Më: 13 janar 2023 Në ora: 19:19
Edi Rama dhe Petrit Vasili

Rreth një javë më parë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale publikoi disa foto, ku pretendonte se në çantat e markës së njohur Louis Vuitton ishte stampuar flamuri shqiptar.

Por mesa duket kjo nuk ka qenë e vërtetë. Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili me anë të një postimi në Faceboo shkruan se Rama e nisi vitin e ri 2023 duke gënjyer.

Vasili thotë se marka e njohur Louis  Vuitton është kontaktuar nga Syri.tv dhe ka përgënjeshtruar ata që ka thënë kryeministri Rama se flamuri shqiptar ishte stampuar në çantat e kësaj firme të njohur.

Deputeti i PL thekson se “Rama është po i njëjti që gënjeu kur tha se Zvicra kishte vendosur penalitetin e tre viteve burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë shtëpinë e tyre. Eshte po i njejti karagjoz qe tha se Alabari po nderton ne Kroaci kur kishte dy vjet qe e kishin perzene pa filluar fare!”

Rama pak dite me pare shkroi ne facebook: Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton! Flamuri me i bukur ne bote.

Reagimi i Petrit Vasilit

Rama genjeu prap edhe per Louis  Vuitton, medet cfare karagjoz kryeminister

Or po ky Rama eshte i paturp i lindur!

Sa filloi viti i 2023 dhe genjeu per çantat me flamur shqiptar, qe gjoja ishin te Louis  Vuitton!

Louis  Vuitton i pyetur nga Syri.tv e pergenjeshtroi mufkën e karagjozit Rama duke pohuar se nuk jane çanta te prodhuara prej tyre.

Rama eshte po i njejti karagjoz, qe ne kohen e Pandemise Edi Rama genjeu shume trashe duke shitur Videot e protestave ne Algjeri sikur ishin policia ne Spanje qe shperndante me dhune qytetaret per Covidin.

Rama eshte po i njejti karagjoz qe genjeu e tha

Zvicra kishte vendosur penalitetin e tre viteve burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë shtëpinë e tyre”!

Rama eshte po i njejti karagjoz qe tha se Alabari po nderton ne Kroaci kur kishte dy vjet qe e kishin perzene pa filluar fare!

Medet Shqiperi çfare karagjozi shkollepak ke qe genjen qe sa zgjohet edhe deri sa fle🤣🤣

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat