“Na pëlqeu leku”/ Gruaja rrëfen eksperiencën në punishten e kanabisit në Berat

Shqipëria

“Na pëlqeu leku”/ Gruaja rrëfen eksperiencën në punishten e kanabisit në Berat

Më: 14 janar 2023 Në ora: 14:17
Gruaja

Duke marrë shkasë nga operacionin në qytetin e Beratit, ku në një serë kanabisi u arrestuan 80 gra dhe vajza që punonin aty, një grua që ka qenë ish-punëtore në punishtet e kanabisit, ka zgjedhur të rrëfejë historinë e saj personale për Euronews Albania.

Gruaja tha se disa vite më parë duke qenë në gjendje të vështirë ekonomike zgjodhi të shkonte dhe të punonte në punishtet ilegale të përpunimit të kanabisit. Ajo tha se paguhej 15 mijë lekë për një kilogramë lënde narkotike dhe se ishte leku që nuk i lejonte të hiqnin dorë nga puna e vështirë.

Sipas saj gratë merreshin vetëm me pjesën e pastrimit të kanabisit dhe paketimin e tij.

“Ishin pafund vajza dhe gra. Familjare të cilat punonin për bukën e gojës. Ishin gra të fshatit, por vinin me furgona dhe nga larg nga Elbasani. Hanim dhe pinim nga xhepi jonë nuk na i paguante njeri.

Ne ishim te hallka e pastrimit. E pastronim e hidhnim nëpër qese, kjo ishte puna jonë. E sillnin të tjerët me thasë ne e zgjidhnim dhe e rregullonim. Ishte mbjellur në zonar përreth, thahej aty dhe më pas na e sillnin ne ta pastronim.

Unë me të dëgjuar u lidha me këto persona. Fjalë pas fjale. Me telefonata, gjetëm punën dhe shkuam. Me të dëgjuar që paguhej 15 mijë ne na u duk si shumë. Pastaj kur iu futëm asaj pune s’iknim dot më se na pëlqente dhe leku. Por puna ishte e vështirë, sidomos era e asaj”, tha gruaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat