Shkoi të kërkonte flori, por ngeci në shpellë - nis operacioni kërkimit të 43-vjeçarit në Gramsh

Shqipëria

Shkoi të kërkonte flori, por ngeci në shpellë - nis operacioni kërkimit të 43-vjeçarit në Gramsh

Më: 15 janar 2023 Në ora: 09:09
Gramsh

Mëngjesin e kësaj të diele, ka nisur operacioni për shpëtimin e 43 vjeçarit Andrea Dervishi i cili ka mbetur i bllokuar gjatë gjithë natës në malet e Gramshit.

Që në orët e mbrëmshme u bë përpjekje për t’i dhënë ndihmë, por nuk arrit që të nxirrej nga shpella, megjithatë ai u mbajt në survejim.

Nga sa është raportuar, ai kishte shkuar oër të kërkuar flori me një litar të shkurtër, por kur ra nata ka tentuar të ngjitet për të dalë, por nuk ka mundur. Megjithatë, nuk është e konfirmuar zyrtarisht një detaj i tillë.

Policia dhe zjarrfikësit po përpiqen ta nxjerrin nga vendi ku 43 vjeçari ka mbetur i bllokuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat