​Masakra e Reçakut, Xhaçka: Kujtimi i mijëra të vrarëve nga regjimi serb në Kosovë kërkon ende drejtësi

Shqipëria

​Masakra e Reçakut, Xhaçka: Kujtimi i mijëra të vrarëve nga regjimi serb në Kosovë kërkon ende drejtësi

Më: 15 janar 2023 Në ora: 15:25
Ministrja për Evropën e Punët e Jashtme, Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën e Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka kujtuar sot masakrën e Reçakut të kryer nga ushtria serbe në Kosovë.

Xhaçka shkruan se sot kujtimi i tyre dhe kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të luftës të kryera nga regjimi serb në Kosovë kërkon ende drejtësi dhe pajtim.

“Përkujtojmë sot me nderim 45 burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm që u masakruan në Raçak nga regjimi serb, në një akt të vrasjes së qëllimshme dhe pa dallim. Sot kujtimi i tyre dhe kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të luftës të kryera nga regjimi serb në Kosovë  kërkon ende drejtësi dhe pajtim.

Por, gjithashtu shërben si një kujtesë e fuqishme se sa shumë i gjithë rajoni ynë duhet të punojë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqtë dhe me prosperitet, e qeverisur me një filozofi që refuzon mentalitetin e genocidit i cili ishte përgjegjës për masakrën në Reçak”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat