Protestë për projektin e rrugës Thumanë-Kashar, tensione mes banorëve dhe policisë

Shqipëria

Protestë për projektin e rrugës Thumanë-Kashar, tensione mes banorëve dhe policisë

Më: 29 janar 2023 Në ora: 11:34
Pamje nga protesta

Është shoqëruar me tensione protesta e mbajtur ditën e sotme nga banorët e Bërxullës kundër projektit Thumanë-Kashar.

Policia ka tentuar t’i shpërndajë protestuesit, ndërsa ata nuk janë tërhequr.

Të vendosur për të mos u tërhequr, banorët janë ulur në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Një prej banorëve i tha gazetarit të Panorama TV Kelment Baçi se nuk janë kundër projektit por kërkojnë dëmshpërblim për pronat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat