Nëna e dy fëmijëve ndërroi jetë pas abortit, në hetim mjeku dhe anestezisti

Shqipëria

Nëna e dy fëmijëve ndërroi jetë pas abortit, në hetim mjeku dhe anestezisti

Më: 31 janar 2023 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një 34-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e abortit.

Burimet bëjnë me dije se 34-vjeçarja Eltleva Çulhaj ishte nënë e dy fëmjëve të tjerë dhe ishte vetëm dymuajshe kur kreu abortin.

Pas abortit 34 vjeçarja është kthyer në shtëpi dhe pas 6 orësh ajo nuk ishte ndjerë mirë kështu që familjarët e saj njoftuan ambulancën,  e cila e ka marrë dhe e ka dërguar në maternitet, ku më pas ka ndërruar edhe jetë.

Në lidhje me rastin është iniciuar procedim penal për mjekun Arben Paralloi, 56-vjeç dhe anestezistin Behar Gjevori, 60-vjeç.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes ndërsa hetuesit o punojnë për zbardhjen e detajeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat