Projekt për transformimin e IShP, Rama: Do të garantojë standard të ri shërbimi

Shqipëria

Projekt për transformimin e IShP, Rama: Do të garantojë standard të ri shërbimi

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 08:54
ISHP

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të premte projektin e ri për transformimin e Institutit të Shëndetit Publik. Sipas kreut të qeverisë modernizimi i IShP do të garantojë një standard të ri shërbimi.

“Dhe me projektin e ri për transformimin e Institutit të Shëndetit Publik, me njësinë e re të laboratorëve dhe korpusin modern, që do të garantojë një standard krejt të ri shërbimi në një prej institucioneve më të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.

Në masterplanin për modernizimin e IShP parashikohet të ngrihet një njësi e re e laboratorëve me infrastrukturë dhe pajisje bashkëkohore.

Po ashtu do të vendoset korpusi i laboratorëve me sistem të integruar të marrjes dhe testimit të mostrave, laboratori kombëtar i referencës me sipërfaqe 2900 metra katrorë dhe do të rikonstruktohet plotësisht godina qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat