Vokshi jep arsyet pse duhet t’i bashkohen protestës: Rama po e kthen vendin në diktaturë

Shqipëria

Vokshi jep arsyet pse duhet t’i bashkohen protestës: Rama po e kthen vendin në diktaturë

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 10:42
Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, foli për pritshmëritë e opozitës nga protesta e nesërme, si dhe kush do të jetë hapi i radhës pas saj.

Ligjvënësja demokrate teksa i bëri thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje masive për largimin e qeverisë “Rama” dhe edhe arsyet se pse ata duhet të jenë në shesh në orën 12:00.

“Koncensionet në shëndetësi kanë shkatërruar të gjithë sistemin shëndetësor.

E vetmja shtyllë e demokracisë në Shqipëri është opozit, çdo gjë tjetër e ka përqëndruar Edi Rama.

Rama po e kthen vendin në diktaturë...

1 milion shqiptarë kanë ikur nga vëndi në këto 10 vite nga që nga viti 2013, kur në pushtet erdhi Edi Rama.

Vetëm dje janë përjashtuar 8 deputetë nga Kuvendi dhe në total 11 deputetë të Partisë Demokratike janë përjashtuar nga parlamenti

Qytetarët janë të pa përfaqësuar, ndaj i bëj thirrje të gjithë që t’i bashkohen kësaj proteste deri në largimin e kësaj qeverie”, deklaroi ndër të tjera deputetja demokrate, Albana Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat