Tentuan të kalonin kufirin me dokumenta false, arrestohen në Rinas dy kinezë burrë e grua

Shqipëria

Tentuan të kalonin kufirin me dokumenta false, arrestohen në Rinas dy kinezë burrë e grua

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Dy kinezë burrë e grua u arrestuan në flagrancë pasi tentuan të kalonin kufirin me leje qëndrimi false.

36-vjeçari L. Ch., dhe bashkëshortja 33 vjeçarja Y. Ch., banues në Kinë, donin të udhëtonin drejt Kanadasë.

Mbi këta shtetas Policia Kufitare e Rinasit ka ushtruar kontroll më të imtësishëm dhe gjatë verifikimeve ka rezultuar se lejet e qëndrimit që paraqitën me qëllim udhëtimin drejt Kanadasë, ishin të falsifikuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Rinas/Kontrolle të shtuara, me pajisje dedektuese bashkëkohore, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Tentuan të kalonin kufirin, drejt Kanadasë, me leje qëndrimi false, arrestohen në flagrancë 2 shtetas kinezë (bashkëshortë). Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet përmes pajisjeve dedektuese bashkëkohore, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Si rezultat, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit: – L. Ch., 36 vjeç dhe Y. Ch., 33 vjeçe (bashkëshortë), të dy banues në Kinë. Këta shtetas u kaluan në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm dhe gjatë verifikimeve, rezultoi se lejet e qëndrimit që paraqitën me qëllim udhëtimin drejt Kanadasë, ishin të falsifikuara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim”, sipas njoftimit të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat