Djegia e 55-vjeçarit në Shkodër, banorët të revoltuar: Autoambulanca dhe zjarrfikësja janë vonuar mbi 1 orë

Shqipëria

Djegia e 55-vjeçarit në Shkodër, banorët të revoltuar: Autoambulanca dhe zjarrfikësja janë vonuar mbi 1 orë

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 00:06
Foto nga vendngjarja

Detaje të reja mësohen për ngjarjen e sotme, ku një 60-vjeçar humbi jetën në Shkodër pasi u dogj në barakë, ndërsa bashkëshortja e tij është nisur drejt Tiranës. Banorët e komunitetit rom në Shkodër pretendojnë se autoambulanca dhe zjarrfikësja kanë mbërritur me vonesë.

“Është djeg shtëpia. Burri ka mbetur brenda. Kemi dy orë që marrim zjarrfikësen dhe nuk kanë ardhur. Bashkëshortja është dërguar në spital për shkak të plagëve të marra. Ata kanë qenë në momentin e zjarrit në shtëpi. Ajo është djeg në fytyrë. Nuk dihet nëse e kanë çuar për Tiranë, është gjynah i Zotit. Ne jemi njerëz, nuk jemi kafshë. Jetojnë me qira si familje se nuk kanë shtëpi”, thanë banorët.Një tjetër qytetar tha për ABC News se autoambulanca është vonuar për mbi një orë.

“Kanë ardhur shumë vonë. Kemi lajmëruar zjarrfikësen gjashtë herë. Pas 1.5 orësh kanë ardhur zjarrfikësja dhe ambulanca, Policia ka ardhur shpejt”, theksoi një tjetër.

Gazetari Simon Shkreli theksoi se komuniteti rom në Shkodër përballet me kushte të vështira socio-ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat