Shkoi i dehur, 50-vjeçari dhunon dy infermiere të spitalit të Peqinit

Shqipëria

Shkoi i dehur, 50-vjeçari dhunon dy infermiere të spitalit të Peqinit

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Një 50-vjeçar u arrestua në Peqin pasi ka dhunuar dy infermierë si dhe ka dëmtuar xhamat e spitalit.

Policia bën me dije se ky person është dërguar në spital nga familjarët  pasi ka qenë në gjendje të dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

50-vjeçari është dërguar nga familjarët e tij, në spitalin e Peqinit, për shkak të problemeve shëndetësore, dhe duke qenë në gjendje të dehur, ka dëmtuar xhamat e këtij spitali dhe ka goditur 2 infermieret që po i jepnin asistencën mjekësore”,njoftoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat