Rama e hedh ‘topin’ te ministrat? Kryeministri: Oleg Deripaskën nuk e kam takuar asnjëherë, as për politikë dhe as për biznes

Shqipëria

Rama e hedh ‘topin’ te ministrat? Kryeministri: Oleg Deripaskën nuk e kam takuar asnjëherë, as për politikë dhe as për biznes

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 22:42
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mohuar të ketë takuar biznesmenin rus Oleg Deripaska. Ditën e sotme në Tv Klan ai u shpreh se nuk e ka takuar kurrë Deripaskën dhe asnjë delegacion tjetër rus, as për politikë apo për biznes.

Rama hodhi akuza ndaj ish kryeministrit Sali Berisha duke thënë se ka qenë ai që ka pritur delegacione ruse duke negociuar për të sjellë Gazpromin në Shqipëri.

“Nuk ekziston, nuk është ndërruar kurrë. Është një licencë e marrë nga tre kompani shqiptare. Deripaska hyn në këtë ngjarje. Hetimi në Amerikë ka nisur për dyshimin se drejtori i zbulimit të FBI së që e ka pasur target atë ka hyrë në bashkëpunim me të për ta ndihmuar për të hequr sanksionet. Çështja e Shqipërisë është dytësore në këtë histori.

Deripaska na del në Shqipëri sikur lidhja qenka treshe. Kemi të bëjmë me kompanië Strabak që është kompania e ekonomisë austriake. Kompania e themeluar nga Ilir Trebicka. Këto janë çështje të brendshme të një kompanie të madhe që ka marrë punë në Shqipëri përpara dhe mbrapa. Kjo është pjesë e gjithë konglomeratëve austriakë. Kur Deripaska është vendosur në sanskione nga BE, Strabaku e ka marrë mbrapsht. Unë që prej vitit 2013 nuk kam pasur takime me asnjë delegacion rus. As për politikë dhe as për biznes. I vdekuri që kujton se është gjallë me vulën non grata për turpin tonë të përbashkët. Na doli non grata një ëngjëll.

Ai ka pritur delegacione ruse politikë dhe ka vajtur dhe ka urdhëruar votimin kundër UÇK në Strasburg. Ka bërë edhe negociata për të sjellë Gazpromin në Shqipëri. Të gjitha këto kanë ndodhur. Mund të kisha takuar edhe unë, nuk kam takuar asnjë. Nuk kam punë unë me Oleg Deripaskën. Këta të akuzojnë se ke sjellë Deripaskën për luleshtrydhet në Divjakë ndërkohë që këta vetë kanë negociuar për të sjellë Gazpromin. Nuk e kam takuar Deripaskën”, deklaroi Rama.

Oligarku rus, Oleg Deripaska, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i lidhur me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, përveçse është aksioner i njërës prej kompanive që ka ndërtuar hidrocentralin mbi lumin Shushicë në Shqipëri, rezulton se ka përfituar edhe rreth 20 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përmes 3 tenderave, të dhëna mes viteve 2019-2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat