“Asnjë cent nga Rusia”/ Basha tregon versionin e tij lidhur me akuzat e financimit të PD me rublat ruse

Shqipëria

“Asnjë cent nga Rusia”/ Basha tregon versionin e tij lidhur me akuzat e financimit të PD me rublat ruse

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 11:53
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për Euronews Albania mohoi në mënyrë kategorike se PD apo ai kur ishte në krye të kësaj partie të ketë përdorur para nga financim i huaj e aq më tepër rus.

Basha u shpreh se PD ka qenë gjithmonë në krah të aleatëve më të mëdhenj SHBA, për të cilët siç tha, kanë bërë edhe sakrifica të dhimbshme duke iu referuar përjashtimit të Sali Berishës nga grupi i PD kur u shpall non grata.

IPO ashtu, ai foli për herë të parë për çështjen McGonigal.

Basha e cilësoi skandalin një përpjekje për të balosur kryetarin e opozitës  dhe kjo sipas tij nuk është hera e parë që i ka ndodhur gjatë rrugëtimit të tij politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat