Lili Sula tregon nëse do të ketë bojkot të mësimit: Protestat e pedagogëve duhet të vazhdojnë

Shqipëria

Lili Sula tregon nëse do të ketë bojkot të mësimit: Protestat e pedagogëve duhet të vazhdojnë

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 16:46
Pedagogia Lili Sula

Pedagogia Lili Sula në një intervistë për Panorama TV tha se Rama përdor shantazhin dhe presionin për të përçarë pedagogët dhe studentët. Sula hodhi gjithashtu akuza të forta kundrejt qeverisë, duke thënë se ka kapur bordet e Universiteteve.

“Kjo përçarje që është synuar sa herë që pedagoget kanë ngritur zërin, kjo përçarje mes njësive universitare midis pedagogeve dhe studentëve, pedagogëve dhe stafeve administrative siç është edhe rasti i protestës së këtij viti është mëse e qëllimshme dhe tregon këtë mënyrë shantazhesh, presionesh që qeveria madje vetë kryeministri di ta përdore për të përçarë dhe për të shuar zërat”, u shpreh pedagogia.

E pyetur nëse do të ketë bojkot të procesit mësimor, pedagogia u shpreh se kjo varët se çarë do të sjellë protesta e 22 shkurtit, që sic tha ajo këtë herë ka edhe mbështetjen e faktorit politik.

“Sindikata është bërë pjesë e procesit të mësimeve, që studentet mos dëmtohen, por nuk e di çfarë do të sjellë protesta e datës 22. Është thirrur një protestë kombëtarë e mbështetur edhe  nga faktorë politikë. Është bërë thirrje që edhe faktorët politik ti bashkohen protestës. Lëvizjet e veçuara është e vështirë të ecin përpara sepse janë shumë të shantazhueshme”, theksoi Sula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat