Atentati i dështuar ndaj “Otit” të Elbasanit, në çantën e dorës u gjet dhe çelësi i makinës që do përdorej nga autorët

Shqipëria

Atentati i dështuar ndaj “Otit” të Elbasanit, në çantën e dorës u gjet dhe çelësi i makinës që do përdorej nga autorët

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 20:44
Oti i Elbasanit

Të tjera detaje janë mësuar nga atentati i dështuar në Elbasan për të cilën u arrestuan shtetasit Arben Spahiu dhe Arsen Preçi. Sipas hetimeve, ata kishin planifikuar vrasjen e shtetasit Elton Kila, i njohur ndryshe si Oti i Elbasanit.

Gazetari i Panorama TV, Aldo Kozarja raporton se në çantën e dorës së gjetur në koshin e mbeturinave, shumë pranë vendit ku u gjet makina tip “BMW”, u gjet dhe çelësi i automjetit që do të përdorej në vrasje.

Më herët është bërë e ditur që brenda çantës së dorës, u gjet një kartë identiteti dhe një pasaportë greke e falsifikuar që i përkiste Arben Spahiut. Ky i fundit është kunati i Erjon Alibejt, një personazh i njohur për autoritetet e drejtësisë.

Atentati

Një ditë më parë, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, shërbimet e Policisë gjetën një automjet tip “BMË X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë). Gjithashtu, në afërsi të një koshi mbeturinash, gjetën dhe sekuestruan një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

Sipas policisë, armët do të përdoreshin në një atentat ndaj Otit të Elbasanit, për të cilën, organizatorët e dyshuar ishin Arben Spahiu dhe Arsen Preçi.

Ky është atentati i katërt i dështuar ndaj Elton Kikës, ndërsa Spahiu kishte organizuar eliminimin e tij për llogari të grupeve kriminale. Sipas burimeve, autorët kishin planifikuar ta qëllonin atë brenda në automjeti. Në momentin kur ishte parashikuar të kryhej atentati, Kila ka qenë duke udhëtuar nga Tirana drejt Elbasanit ndërkohë që në automjet ndodhej bashkë me fëmijët.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se faktet janë mbledhur nga këqyrja e pamjeve filmike nga qelizat telefonike. Në momentin kur kanë konstatuar prezencë të forcave të policisë në zonë, dy autorët janë larguar duke lënë automjetin pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Njëri nga dy të arrestuarit, Arsen Preçi ka hedhur në koshin e mbeturinave çantën e supit brenda të cilës janë gjetur pistoleta dhe dy mjete identifikuese që kanë çuar policinë drejt zbulimit të autorëve. Po ashtu në çantë janë gjetur edhe maska dhe doreza që do të përdoreshin prej tyre për të humbur gjurmë pas krimit.

Mësohet gjithashtu se automjeti BMËX6 që do kryhej atentati ishte i vjedhur ne qytetin e Shkodrës, ndërsa targat ishin vjedhur në Elbasan. Elton Kila është dënuar vetëm për pastrim parash, ndaj autoritetet i kanë sekuestruar disa pasuri.

Emri i Kilës doli në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Henrik Hoxhaj i cili rrëfeu para hetuesve se bashkëpunëtori i tij Nuredin Dumani i kishte premtuar 70.000 euro për vrasjen e vrasjen e Kilës pasi i kishte dërguar foton e tij.

Atentati i radhës ndaj Kilës u zbulua mbrëmjen e së shtunës në vendin e quajtur ish-konservimi pranë Stadiumit të Elbasanit.

Policia zbuloi një automjet tip fuoristradë, në bordin e të cilës u sekuestruan dy armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë ndjekëse, e cila do të përdorej për djegien e automjetit pas kryerjes së atentatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat