Era e fortë vështirëson punën e zjarrfikësve, që prej ditës së djeshme një vatër ende aktive në Fier

Shqipëria

Era e fortë vështirëson punën e zjarrfikësve, që prej ditës së djeshme një vatër ende aktive në Fier

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Një tjetër vatër zjarri vijon të jetë aktive në kodrat e Gjorgozit në bashkinë Fier.

Zjarri ka rënë rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme dhe me gjithë përpjekjet e zjarrfikësve ende nuk po vihet nën kontroll për shkak të erës së fortë.

Flakët kanë djegur deri më tani një sipërfaqe prej 5 ha pishe dhe barishte, ndërkohë që nuk rrezikohen banesat pranë.

Burimet bëjnë me dije se në terren ndodhet i gjithë ekipi zjarrfikës i Mallakastrës, ndërkohë që nuk rrezikohen banesa.

Katër zjarrfikëse që nga mbrëmja e djeshme janë në gatishmëri të plotë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve por era e fortë ka favorizuar edhe më shumë përhapjen.

Ndërkohë një tjetër vatër zjarri u shua pak orë më parë në kodrat e Kumanit në Rroskovec ku u dogjën 3000 rrejnë ullinj dhe u përfshi nga flakët një sipërfaqe prej më shumë se 9 ha.

Paraprakisht dyshohet se djegia e barërave nga fermerët është shkaku kryesor i rënies së zjarrit në të gjitha vatrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat