“Premtimi i Ramës për votën e diasporës, gënjeshtër”, PD: 3 marsi ftesë për shqiptarët e mërgatës!

Shqipëria

“Premtimi i Ramës për votën e diasporës, gënjeshtër”, PD: 3 marsi ftesë për shqiptarët e mërgatës!

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 14:51
Zëdhënësja e PD Floriana Garo

Zëdhënësja e PD Floriana Garo në një komunikim për mediat u shpreh se 3 marsi është një ftesë edhe për shqiptarët që jetonte në Itali e Greqi.

Gjithashtu ajo theksoi se premtimi i kryeministrit Edi Rama për votën e diasporës është një gënjeshtër e radhës dhe se kjo është një arsye për të protestuar kundër një qeverie që punon për të larguar shqiptarët.

Deklarata e plotë:

1 miliardë euro ose 6.7 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë, vjen nga dërgesat e diasporës shqiptare, shkruhet në raportin e fundit të Eurostat.
Keto te dhena faktojne kontributin e jashtëzakonshëm të emigracionit shqiptar në ekonominë e familjeve shqiptare dhe për këtë, ata meritojnë mirënjohje të pakufishme.
Por nga ana tjeter ky lajm, së pari, na tregon se Shqipëria nuk e mban në atdhe popullin e vet, dhe kjo vjen prej politikave të dështuara qeveritare, dhe jo se shqiptarët nuk e duan vendin e tyre.
Shqipëria nuk ka ndërtuar dot një ekonomi funksionale, nuk e ka ulur dot papunësinë dhe, në vend që të tërheqë të ikurit në emigrim në dekadën pas rënies së komunizmit, janë me qindra mijëra ata që largohen nga vendi dhe u shtohen atyre.
Së dyti, këto dërgesa financiare janë të larta sepse, po sipas Eurostat, në dekadën e fundit e kanë lënë Shqipërinë 937 mijë vetë.

Kjo shifër është dramatike dhe asgjë nuk e shpjegon në mënyrë më cilësore qeverisjen e papërgjegjshme të Edi Ramës.
Së treti, kjo shifër shpjegon faktin se, edhe ata që mbeten në vend nuk e sigurojnë jetesën, ose mbijetesën, falë punës apo të ardhurave që vijnë prej saj saj, por si shkak i ‘ ndihmës’ që ju dërgojnë fëmijët ose të afërmit që punojnë jashtë.
Së katërti, kjo shifër dhe ky kujdes i diasporës shqiptare për të afërmit dhe vendin, e thotë më qartë se asgjë, borxhin e madh që e gjithë klasa politike i ka ndaj emigracionit dhe diasporës.
Prej më shumë se 100 vjetësh ata japin për dheun e tyre dhe të të parëve dhe në këmbim nuk marrin asgjë.
Premtimi i Edi Ramës për votën e diasporës nuk është më shumë se një gënjeshtër në radhën e shumë të tillave, që ai i thërriste poshtë e lart nëpër Shqipëri në vitin 2013.
Në 10 vjet Edi Rama, që e filloi vetë si emigrant, jo vetëm që nuk u dha të drejtën e votës atyre që gjeti në diasporë, por e shumëfishoi me thuajse 1 milion vetë numrin e tyre.
Atë mungesë fatale vëmendjeje për ta, bëri sikur e zëvendësoi me Ministrinë e Diasporës, një shpikje oruelliane, që nuk bëri asgjë, vetëm sa u tall me diasporën duke i organizuar një kongres në Tiranë.
Përkundër kësaj, Rama ka një përkujdesje speciale, jo për ata që punojnë ndershmërisht për të mbajtur familjet dhe nderuar Shqipërinë, por për trafikantët dhe eksponentët e krimit të organizuar.
Për ata që ministri i tij Gjiknuri i quan “çunat e Londrës, Rama ka gati një paketë amnistie fiskale.
Ky është botëkuptimi i Edi Ramës për qeverisjen dhe emigracionin shqiptar: të ndershmit le të mbajnë me bukë takspaguesit e tij, të cilëve nuk u jep as punë dhe as siguri, ndërsa kriminelët le t’i kenë portat e hapura, që me paratë e zeza të sundojnë në Shqipëri bashkë me të dhe taulantët, damjanët dhe belindat e tij.
3 marsi është një ftesë edhe për shqiptarët e mërgatës sonë në Itali e Greqi, por sidomos për familjarët e tyre që të mbushin shesin dhe t’ja thonë dy fjalë regjimit që shpërngul shqiptarë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat