Nisma “Thurje” prezantohet për zgjedhjet lokale/ Endri Shabani: Ne nuk bëjmë premtime fantastiko-shkencore me satelitë

Shqipëria

Nisma “Thurje” prezantohet për zgjedhjet lokale/ Endri Shabani: Ne nuk bëjmë premtime fantastiko-shkencore me satelitë

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 11:26
Endri Shabani

Nisma “Thurje” është regjistruar për zgjedhjet lokale të 14 majit. Kreu i saj, Endri Shabani tha se vizioni i tyre është për një Tiranë krejt ndryshe.

Shabani u shpreh për mediat se një nga synimet e nismës “Thurje” për Tiranën është të zgjidhet problemi i transportit publik duke ofruar transport falas për pensionistët dhe studentët.

Gjithashtu ai u shpreh se synimi i tyre është të ulin kostot e jetesës duke hequr taksat e panevojshme, ndërsa shtoi se nuk bëjnë “premtime fantastiko-shkencore me satelitë”.

“Krejt ndryshe nga ata që e kanë lënë këtë rrugës, ju e keni parë që nisma “Thurje” i ka rezistuar dimrit, ne kemi një vizion për këtë qytet por edhe për të gjithë Shqipërinë vizioni ynë është për një Tiranë krejt ndryshe. Ne duam të ndryshojnë çështjen e trafikut në qytet që sot i merr 36 orë çdo muaj ne kemi një plan për të zgjidhur problemin e transporti publik në Tiranë ju jeni të vetëdijshëm për atë që ndodhi dje. Ne kemi një plan për ta transformuar transportin publik që do na japë mundësi studentëve të udhëtojnë falas dhe pensionistëve. 

Oferta jonë politike synon që të ulim koston e jetesës, thelbi ynë është që të heqim disa taksa të panevojshme dhe të ulim koston e banesave të zgjidhim dhe problemi e ujit. Nuk kemi premtime fantastiko-shkencore me satelitë. Ndryshe nga të gjithë të tjerët, nisma “Thurje” ka këtë zgjedhje me dy raunde, tek i pari do të mbledhim firma kudo që të garojmë. Për hir të së vërtetës nuk ka qenë kurrë më i qartë kontrasti midis regresit dhe progresit”, tha Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat