3 gra të vrara nga një dorë burri në Tiranë, Kuvendi mban 1 minutë heshtje për viktimat

Shqipëria

3 gra të vrara nga një dorë burri në Tiranë, Kuvendi mban 1 minutë heshtje për viktimat

Më: 2 mars 2023 Në ora: 10:30
Foto nga vendngjarja

Në nisje të seancës plenare, Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur 1 minutë heshtje për 3 gratë e vrarë nga Dan Hutra ditën e mërkurë në Tiranë.

“Me dhimbje të gjithë e kemi përcjellë këtë rast për jetën e grave që u mor tragjikisht.

Ngjarja e djeshme duhet të na bëjë të reflektojmë dhe të vihemi të gjithë në lëvizje.

Dështimi në parandalimin e këtij krimi të rëndë është një alarm për të gjitha agjencitë ligjzbatuese, institucionet, komunitetin, shoqërinë.

Agresori u kap dhe meriton dënimin maksimal sipas ligjit”, u shpreh kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila tha theksoi se kjo ngjarje e rëndë është këmbanë alarmi pë institucionet dhe shoqërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat