Gjykata e Apelit nuk jep vendim, “zvarritet” sërish çështja e Partisë Demokratike

Shqipëria

Gjykata e Apelit nuk jep vendim, “zvarritet” sërish çështja e Partisë Demokratike

Më: 3 mars 2023 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Pas rreth tetë orësh, ka përfunduar seanca gjyqësore për vulën e Partisë Demokratike, gjatë së cilës nuk u bë asnjë hap konkret për të ecur para në lidhje me fatin e partisë opozitare më të madhe në vend.

Gjykata vendosi të shfuqizojë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri ku automatikisht çështja do të rikthehet në gjykatën e Tiranës për rishqyrtim me një tjetër trupë gjykuese.

Për momentin drejtimi i partisë Demokratike do të bëhet nga Enkelejd Alibeaj i cili është në cilësinë e nënkryetarit.

Indrit Sefa: Dua t’ju falenderoj për këtë seancë maratonë dhe u jam shumë mirënjohës që e ndoqët. Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues. Kërkesa jonë u pranua, çështja do rikthehet dhe do gjykohet nga tjetër trup gjykues. Partia Demokratike vazhdon të drejtohet nga organet e saj legjitime ditën e hënë do të regjistrohemi në KQZ. Të gjitha organet legjitime të PD vazhdojnë të kenë kompetencë në parti. Gjykata e Tiranës nuk ka asnjë mundësi të marrë vendimin e z.Zhukri. Nuk është çështje godinash, por mentaliteti dhe drejtësie. Kjo është përfundimtare. Pd ka një seli, atë zyrtare.

Rezart Kthupi: Vendimi i gjyqtarit është nul. Kur flet gjykata nuk ka nevojë për përfundime. Për njerëzit fjalia është e qartë. Vendimi Zhukrit nuk ekziston më. Ka organe legjitime partia. Do t’i marrim njoftimet përmes qelisë. Sot vendimi i Zhukrit u zhbë, a mund ta mbyllim këtë diskutim këtu. Organet përcaktohen nga statute, këtu mbaron historia. Ditën e hënë do ta çojmë dosjen. Në momentin më të parë të mundshëm do të paraqitemi, duke filluar nga e hëna që vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat