‘Shpërthen’ Jozefina Topalli: Ky është vendim i çmendur, nga sot kryetarët e partive i cakton kryeministri!

Shqipëria

‘Shpërthen’ Jozefina Topalli: Ky është vendim i çmendur, nga sot kryetarët e partive i cakton kryeministri!

Nga: A.M. Më: 3 mars 2023 Në ora: 20:00
Ish- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli

Ish- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nëpërmjet një postimi në Facebook ka reagaur ashpër ndaj vendimit të gjykatës për vulën e PD-së.

Topalli e vlerësoi këtë si ‘vendimin më të zi politik’ që drejtësia shqiptare ka marrë.

Madje, ish-kryetarja e Kuvendit e krahasoi atë me vendimin e gjykatës në vitin 1946, që vendosi pushkatimin e deputetëve të opozitës, përcjell “Bota sot”.

“Presioni i pushtetit mbi Gjykatën edhe brenda sallës është provokimi më i rëndë i një opozite që përpiqet të ruaj pluralizmin në kushte shumë komplekse.

Nga sot, opoziten e emëron qeveria.

Praktikisht, sot sistemi i pluralizmit është në udhëkryqin e vet më të rrezikshëm.

Dhuna brutale e vendimit të çmendur të tre gjykatësve qafë përkulur ka vënë në pikëpyetje çdo gjë që kemi arritur në këta 3 dekada”, shkroi ndër të tjera Topalli, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nga sot, kryetarët e partive i cakton Kryetari i Qeverisë përmes vendimeve të Gjykatave të tij.

Vendimi i sotëm është vendimi më i Zi politik, i marrë nën petkun e drejtësisë, i ngjashëm në thelb me vendimin e gjykatës në vitin 1946, që vendosi pushkatimin e deputetëve të opozitës.

Presioni i pushtetit mbi Gjykatën edhe brenda sallës është provokimi më i rëndë i një opozite që përpiqet të ruaj pluralizmin në kushte shumë komplekse.

Nga sot, opoziten e emëron qeveria.

Praktikisht, sot sistemi i pluralizmit është në udhëkryqin e vet më të rrezikshëm.

Dhuna brutale e vendimit të çmendur të tre gjykatësve qafë përkulur ka vënë në pikëpyetje çdo gjë që kemi arritur në këta 3 dekada.

Vendimi në fakt ishte paralajmëruar nga pushteti në qeveri dhe Parlament, për turpin e tyre e të atyre që marrin përsipër këto veprime që mund të çojnë në përplasje të pakontrolluara të njerëzve.

Nga sot, pluralizmi shqiptar rrezikon ekzistencën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat